Topi: Shkodra s’mund të votojë për ata që mbledhin vota për Kaçin e zi

Postuar në 19 Qershor, 2013 07:02

SHKODËR - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi sot një takim elektoral në Bushat, Velipojë dhe Postribë. Topi tha se FRD do të marrë një mandat në qarkun e Shkodrës pasi Partia Demokratike ka tradhtuar kauzën e saj.

“Për qytetarët shkodranë 23 qershori është moment për t'iu thënë "Ik" politikanëve që e lanë Shkodren dhe  Shqipërinë jashtë Europës, atyre që braktisën të përndjekurit dhe  mbledhin vota për Kaçin e zi, atyre që tradhëtuan kauzën e demokratëve”, u shpreh kreu i FRD-së.

Programi i FRD-së, nënvizoi Topi është i guximshëm, ai ka përparësi kompensimin përfundimtar të të përndjekurve, sepse ky akt, është çështje dinjiteti dhe respekti për shtresën e vuajtur në diktaturë. Shkodra theksoi ai, ka personalitete dhe vlera njerëzore të çmuara dhe është e padrejtë të identifikohet me emrin e Kryetares së Kuvendit. 

Një tjetër argument që preku Topi ishte dhe çështja e përmbytjeve të çdo viti në zona të ndryshme të qarkut. “Si ka mundësi që përmbytet Shkodra, nën Shkodra dhe Velipoja dhe mungojnë reagimet nga njerëzit. Sigurisht që kanë frikë, por unë ju them se mënyra më e mirë për të reaguar ndaj indiferencës së qeverisë është vota. Fanatizmi që ngrenë 2 gishtat lart kur janë 3 metra nën ujë, është e keqja e njerëzve të thjeshtë”, u shpreh ai.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.