Fyle: Për të parë sa demokratik është një vend shikoni lirinë e medias

Liria e medias është një tregues i mirë për të përcaktuar se sa demokratik është një vend sipas Komisionerit Stefan Fyle. “Për të parë sesa demokratik është një vend, mjafton të shikoni indeksin e lirisë së medias fillimisht, jo atë të korrupsionit”, tha Fyle në Konferencën onferenca e Komisionit Evropian për lirinë e medias që u zhvillua në Bruksel. E ftuar nga zyrtarët e Komisionit Evropian në Bruksel në këtë aktivitet njëditor, Dunja Milatovic, përfaqësuesja më e lartë e OSBE për lirinë e medias, deklaroi se marrëveshjet ndërkombëtare, nuk janë një zgjedhje për qeveritë, por janë të detyrueshme duke theksuar se kjo nuk është liri vetëm për median, por për të gjithë qytetarët.
MAPO
Add new comment