OSBE dhe KiE: KQZ-ja duhet të ndahet nga politika

Krerët e misioneve vëzhguese të OSBE-së dhe KiE-s në Shqipëri, dolën sot në një deklaratë të përbashkët, ku u bëjnë thirrje liderëve politikë në vend, që të shfrytëzojnë dy ditët e mbetura në një mënyrë sa më konstruktive, në mënyrë që procesi zgjedhor të mos ketë pengesa apo vështirësi.
“Ne i bëjmë tirrje anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces elektoral të qetë.
Institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të funksionojë i ndarë nga politike, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve të respektohet nga të gjitha forcat politike dhe të implementohet nga autoritetet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët.
Ditën e djeshme ishte kreu i Misionit të Vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, Roberto Battelli, ai që i bëri thirrje KQZ-së, që të merrte detyrën e saj në këto zgjedhje pa patur vonesa.
Pritet që vëzhguesit ndërkombëtarë të prezantojnë deklaratën paraprake paszgjedhore në një konferencë për shtyp ditën e hënë në Tiranë.
SHEKULLI
Add new comment