Klajda Gjosha: LSI do të respektojë votën për kryeministrin

Kandidatja për deputete e LSI fton qytetarët të votojnë, pasi partia e saj ka programin më të saktë që është parë në një fushatë elektorale. Në këtë intervistë për “MAPO”-n, Klajda Gjosha pohon se të jesh politikane femër, mbart me vete edhe probleme të paevitueshme. “Ai që unë e konsideroj me të madh është të qenit pjesë e debateve politike, ku deri diku duket si një ambient mashkullor dhe pjesa më e vështirë ishte ruajtja e personalitetit dhe qetësisë”,- thotë ajo. Teksa analizon fushatën e këtyre zgjedhjeve, Gjosha thotë se elektorati shqiptar ka ndryshuar, duke vënë në radhë të parë të ardhmen e tyre. Por si po e percepton ajo bashkimin PS-LSI në terren? “Niveli i bashkëpunimit mes PS dhe LSI në këto moment është në nivel koalicioni parazgjedhor, që do të thotë që ne duam të maksimizojmë votën , ti japim të majtës shqiptare mundësinë e bashkëpunimit real”,-thotë Gjosha.
MAPO
Add new comment