Denoncimi i LSI: Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani dhunuan 5 aktivistët tanë

LSI ka denoncuar pasditen e sotme kërcënimin dhe dhunimin e disa aktivistëve të kësaj force politike nga kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe kandidati për deputet i PD në Tiranë, Asllan Dogjani.
Sipas burimeve nga LSI, 5 aktivistë të saj janë shoqëruar në mënyrë brutale nga policia, e cila sipas tyre po ushtron terror mes banorëve të kësaj zone për të votuar PD duke përdorur presion të vazhdueshëm dhe të hapur.
LSI akuzon eksponentë të PD për acarim të situatës 1 ditë para zgjedhjeve në këtë zonë, e cila sipas burimeve nga ky subjekt politik është e dyndur nga përforcime të shumta policore.
Ndërkohë, policia e Kamzës e arsyeton shoqërimin e aktivisteve të LSI me denoncimin që është bërë pranë tyre nga ana e disa policëve bashkiakë, sipas të cilëve aktivistët e LSI kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.
Sipas policisë, ata kanë shoqëruar sot në dalje të Kamzës 5 shtetasit, Fatmir Kurpali, Isak Kurpali, Fatri Kurpali, Klevis Kasmi dhe Ervis Ibro. pas një kallëzimi të bërë nga 2 policët bashkiakë të Kamzës, Leon Tollja dhe Rasim Meziu të cilët pretendojnë se janë se janë dhunuar me mjete të forta nga 4 personat e shoqëruar, aktivistë të LSI.
SHQIP
Add new comment