“Presim mandatin e 19-të në Tiranë, anëtarët e dorëhequr nga KQZ mund të rikthehen për certifikimin e rezultatit”

Tanimë kur rezultati zgjedhor do jetë në duart e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që duhet të bëjë certifikimin e tyre me të paktën pesë vota, ekziston mundësia që anëtarët e dorëhequr të rikthehen në detyrë për të mundësuar një gjë të tillë.
Një fakt të tillë e ka pranuar edhe Nënsekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Koli Bele.
Ai tha po ashtu se ata presin edhe mandatin e 19-të në Tiranë.
“Në këtë atmosferë është e vështirë të flasësh për procesin. Numërimi ka mbaruar në 5 mijë qendra votimit, ka mbetur në 10%. Po ecën në mënyrë të kënaqshme, nuk ka bllokime, ka qenë një problematike në Laç, që lidhet me situatën jo të zakontë që procesi pati në atë proces. Ka pasur probleme me numëruesit, por tashmë ka kaluar dhe shpresojmë të fillojë numërimi sa më shpejt. Tirana ka pasur numërim të ngadaltë për shkak të disa problemeve dhe të raportuara në media. Ka mbetur më pak se 1/3. Me këtë ritëm edhe Tirana përfundon si në të gjithë vendin. Kjo fushatë ka pasur gjëra të paparashikuara dhe shumë nga ato që mendonim si projektime, kanë ndodhur. Besoj se një mandat i 19-të për koalicioni e majtë mund të merret. E rëndësishme të mbarojë në mënyrën siç ka nisur në mënyrë që të mos kemi probleme”, tha Bele për News24.
“Zgjedhjet janë të certifikuara nga vota plebishitare, kjo është evidente. Procesi ka një anë teknike dhe ligjore, ka vështirësi, që kanë të bëjnë me rregullimin e kodit. Ka një mënyrë për të kapërcyer këtë situatë nëpërmjet dërgimit të mandateve individuale në Kolegj. Ndërkohë mund të pritet dhe një rikthim i anëtarëve të KQZ, por vendimi i takon atyre”, vijoi Bele./ep
TEMA
Add new comment