Malaj: Tendencë për të deformuar votën

Arben Malaj ,kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës bën me dije nëpërmjet një deklarate për mediat se forcat politike kanë rritur presionin dhe vërehet një tendencë për të deformuar votën. “Faleminderit të gjithë mbështetësve dhe të gjithë zgjedhësve që na kanë votuar! Tani, duhet të ruajmë çdo votë deri në fund. Në procesin e numërimit po vihen re tendenca për të deformar votën e votuesve. Në disa raste, vëzhguesit tanë janë përjashtuar nga qendrat e numërimit, për të cilët jemi detyruar të kërkojmë ndihmën e KQZ-së. Ne po presim rezultatet nga disa qendra ku mbështetja është më e plotë dhe më e madhe. Të gjitha partitë politike duhet t’i largojnë duart nga deformimi i votës. Presioni i tyre ka ardhur në rritje”, thotë Malaj.
MAPO
Add new comment