Zgjedhjet, sot pritet deklarata e Berishës

Postuar në 26 Qershor, 2013 03:31

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, janë takuar dje me Presidentin Bujar Nishani. Fillimisht ka qenë kreu i qeverisë i cili është parë rreth orës 11:00 t’i drejtohet selisë së Presidencës, ku është pritur nga kreu i shtetit për rreth 30 minuta. Në përfundim të këtij takimi asnjëri prej këtyre institucioneve nuk bëri të ditur se cili ishte qëllimi i bisedës mes Berishës dhe Nishanit. 

Pas kreut të qeverisë në Presidencë është parë të hyjë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Takimet e krerëve të Partisë Demokratike në zyrën e kreut të shtetit vijnë dy ditë pas zgjedhjeve dhe në një moment kur është konfirmuar fakti se Aleanca për Shqipërinë Europiane ka fituar zgjedhjet e 23 qershorit me një maxhorancë 84 mandate. Kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar deri në fund të të gjithë procesit, ende nga Partia Demokratike nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me rezultatin e votimit. 

Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i demokratëve, ka shkuar në selinë blu për herë të fundit ditën e diel, ku rreth orës 19:00 të asaj dite bëri edhe të vetmen deklaratë për mediat. Dy ditët e fundit, të vetmit zyrtarë demokratë në PD kanë qenë Majlinda Bregu dhe Gerti Bogdani, ndërsa pasditen e djeshme janë parë edhe Astrit Patozi e Flamur Noka. Në një intervistë televizive përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, Kryeministri Berisha tha se në përfundim të procesit, pavarësisht rezultatit.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.