Zgjedhjet, KQZ pritet të publikojë rezultatet

Postuar në 27 Qershor, 2013 04:06

UPDATE-  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet te beje publike te dhenat zyrtare per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit. 

Mbreme vone KQZ njoftoi zyrtarisht për mbylljen e procesit të numërimit. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se pas numërimit të 2 kutive të fundit, në ZAZ-në 38 në Tiranë, ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të  fletëve të votimit.

Ajo apeloi komisionerët që të sjellin sa më shpejt materialet zgjedhore, me qëllim shpalljen sa më shpejt të jetë e mundur të rezultatit përfundimtar.

Ndërsa pritet certifikimi i  rezultatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, rezultatet paraprake flasin për 84 mandate për koalicionin e majtë, ASHE dhe 56 për të djathtin, APMI.|

Qendra votimi te perfunduara  5508/5508

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.