PRITET VENDIMI PËR MSA'NË

Postuar në 28 Qershor, 2013 03:42

Në Bruksel vazhdon edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian, ku pritet të formalizohet nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu edhe Kosovës pritet t’i konfirmohet hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.

Ndërkohë, samiti i liderëve të Bashkimit Evropian është mbajtur edhe dje, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën

Dje po ashtu, liderët e BE-së parimisht i dhanë sinjalin se mund nisjen negociatat për anëtarësim me Serbinë në BE, kurse sot pritet vendimi për Kosovën. 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.