David Miliband uron Ramën për fitoren

David Miliband, deputet i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe ka uruar kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
“Urime për Edi Ramën, Kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë. Më bëhet qejfi të shoh që politikat e rrugës së tretë fitojnë zgjedhjet”, shkruan David Miliband në profilin e tij në “Twitter”. David është vëllai i kreut të Partisë Laburiste në Britani, Ed Miliband.
Postimin në profilin e tij në rrjetin social, ai e shoqëron me artikullin e prestigjiozes “The Economist” me titull: Radha e Edit”. Në mars të vitit të kaluar, Rama zhvilloi një vizitë në Britani ku takoi Eduard dhe David Miliband, ku diskutuan mbi programin elektoral të PS-së.
SHEKULLI
Add new comment