Kukan: Tranzicioni i qetë i pushtetit do forcojë demokracinë

TIRANË Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, që ishte në krye të vëzhguesve të Parlamentit Europian për zgjedhjet e 23 qershorit, deklaroi dje se tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë demokracinë në vend. “Besoj fuqimisht që tranzicioni i qetë i pushtetit politik do të forcojë proceset demokratike në vend, diçka thelbësore për procesin e integrimit të vendit. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përgëzuar zotin Edi Rama për fitoren e tij. Do të doja të falenderoja kryeministrin Sali Berisha për përpjekjet dhe sukseset e tij në zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën demokratike dhe europiane me të cilën njohu rezultatin e zgjedhjeve”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kukan.
MAPO
Add new comment