Riker: Zgjedhjet e 23 qershorit, më të mirat e zhvilluara në Shqipëri

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:50

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan, Filip Riker, i ka cilësuar zgjedhjet e 23 qershorit, si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Deklarata e Riker u bë pas një takimi që ka zhvilluar në Kroaci me presidentin Bujar Nishani, me rastin e ceremonisë së anëtarësimit të këtij vendi në BE.

“Nё ditёn e dytё tё qёndrimit nё Kroaci, Presidenti i Republikёs Bujar Nishani u takua me Zёvendёsndihmёsin e Sekretarit amerikan tё Shtetit, ambasadorin Filip Riker.

Ambasadori Riker shprehu urimet pёr zgjedhjet e 23 qershorit, tё cilat i vlerёsoi si mё tё mirat tё zhvilluara nё Shqipёri.

Presidenti Nishani, pasi vlerёsoi procesin zgjedhor nё tёrёsi, nё pёrputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dёshmojnё pjekurinё e popullit dhe klasёs politike shqiptare dhe tё demokracisё  nё vend.

Presidenti Nishani dhe ambasadori Riker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve tё pavarura janё jetёsore pёr njё demokraci tё shёndetshme dhe funksionale”, thuhet në njoftimin e Presidencës rreth këtij takimi./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.