Meta takon ambasadoren gjermane: Objektiv, marrja e statusit brenda këtij viti

Postuar në 01 Korrik, 2013 15:57

TIRANE- Ambasadorja gjermane, Carola Müller-Holtkemper ka uruar kreun e LSI-së, Ilir Meta për fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë takimit Holtkemper- Meta,  me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri u vu theksi tek rezultati i qartë dhe pjesëmarrja masive e shqiptarëve në zgjedhje.

Meta nga ana e tij, theksoi se tani është koha për reforma të mëdha ekonomike dhe për t’i dhënë shpresë shpirtit evropian të shqiptarëve, për të siguruar një qeverisje bashkëpunuese dhe konkrete, dhe për t’i dhënë një shtysë të fortë procesit të integrimit evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti.  Marrëdhëniet me Gjermaninë janë prioritet parësor, u shpreh ai.

Holtkemper uroi kreun e LSI-së për marrjen e përgjegjësisë së Kryetarit të Kuvendit.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.