Treni përplas makinën, 2 të plagosur rëndë

Postuar në 02 Korrik, 2013 04:49

LAPRAKË- Treni i linjës Tiranë-Elbasan ka përplasur një makinë, pas Spitalit Ushtarak në Tiranë. Nga përplasja janë plagosur dy personat që gjendeshin brenda në makinë, të cilët janë transportuar menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe dyshohet se shoferit i ishte fikur makina mbi shinat e trenit. Sipas policisë, makina me targa TR 2541 T, është tërhequr zvarrë për rreth 50 metra. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.