“It wasn’t me”, prononcohet Breçani pas bujës së komentit në FB

Tekst i hedhur në facebook-un e zv.drejtorit të policisë së Tiranës, Erzen Breçani, nuk mban autorësinë e tij, sipas vetë Breçanit. “Shpesh e lë faqen hapur, e ka shkruar dikush tjetër”, është shprehur Breçani pas valës së reagimeve që shkaktoi komenti në faqen zyrtare të Breçanit, ku bëhej thirrje për të shporrur kryetarin e PS, Edi Rama, i etiketuar si “Hitler dhe Enver”. Edhe një herë komenti i plotë i hedhur në faqen e funksionarit të lartë të policisë, që pavarësisht autorësisë, duhet thënë, ka lënë një shije shumë të keqe:
“…Pershendetje liderit historik te shqipetareve Doktorr Sali Berishes e duam ndihmen tende se jemi mesuar me ty qe te na prish deri sa te largojm pinjollet e komunistave me ne krye edvin ramen ta largojm kete enver te dyte ne qe dikur studenta te 91 shembem diktaturen enveriste do gjejme forc dhe optimizem do te ngrihemi te tere se bashku me rinin qe te mos e leme kete hitler te gjunjezoj shqiptaret…”.
Re.Pu
Add new comment