Jahjaga: Zgjedhjet vendore, më 3 nëntor

Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga shpalli sot 3 nëntorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor në Kosovë.
Vendimi i saj pasoi këshillimet me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një komunikatë për shtyp, thuhet se presidentja Jahjaga vlerëson që “mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe siguron integritetin territorial dhe subjektivitetin e Kosovës”.
Ajo e ka vlerësuar me rëndësi pjesëmarrjen e në këto zgjedhje të qytetarëve të komunitetit serb në komunat veriore të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre, thekson ajo “do t’u mundësojë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legalë e legjitim, të dalë nga vota, që do të punojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe për integrimin e të gjithëve në shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.
Tre nëntori ishte diskutuar në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Data e cila nuk ishte parë me sy të mirë nga pjesa më e madhe e partive politike në Kosovë, u tha se është propozuar nga ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo datë ishte kompromis që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e saj ku pas zgjedhjeve pritet krijimi i bashkësisë së komunave serbe, një mekanizëm i përcaktuar me marrëveshjen Kosovë – Serbi e cila u siguron një shkallë të gjerë autonomie komunave veriore të banuara me shumicë
PANORAMA
Add new comment