Orikum, ish-pronarët: Prona është e jona, bashkia të kryejë punën e saj

Postuar në 04 Korrik, 2013 08:11

Në Orikum janë rikthyer sërish protestat për pronën. Ndërsa dje ish-punonjës të Ndërmarrjes Bujqësore Rinia u grumbulluan në hyrjen e Bashkisë së Orikumit për të mos lejuar punimet në tokat e fituara prej tyre, sot ish-pronarët shprehen se pronat i kanë të trashëguara dhe u takojnë vetëm atyre.

“Jemi kundër protestave të punonjësve të ish-NB Rinia. Bashkia të kryejë punën e saj dhe të mos influencohet”,- janë shprehur ish-pronarët për mediat.

Kryebashkiaku Gëzim Çapo nuk ka kontaktuar me banorët ndërsa në ditët në vijim pritet që protestat të përshkallëzohen nëse nuk do të bllokohen punimet. Protestat e banorëve të Orikumit për pronën, janë shoqëruar thuajse çdo herë me dhunë dhe përleshje me policinë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.