Nano i dorëzoi Berishës inventarin e shtetit. Nuk drejtoi mbledhjet e qeverisë

Postuar në 05 Korrik, 2013 09:15

Dylgjeri: Dosja 200-faqëshe që i dhamë kryeministrit të ri

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Tërheqja e Nanos nga mbledhjet - “Delegim i mbledhjeve te Dokle ishte dhe një ndarje e tij me drejtimin nisur dhe nga një përgjegjësi e brendshme për të mos dalë në televizor në drejtimin e një qeverie që ka humbur zgjedhjet”

Fatjona Mejdini

Ish-drejtori i Informimit të Këshillit të Ministrave gjatë kohës kur kryeministër i vendit ishte Fatos Nano, Ylli Dylgjeri, tregon si u dorëzua pushteti dhe u sigurua rotacioni politik në 2005-n.

Në një intervistë për “Shqip”, Dylgjeri tregon për tërheqjen e Fatos Nanos nga drejtimi i qeverisë pas humbjes më 3 korrik, drejtimin e mbledhjeve nga Namik Dokle dhe angazhimin e tij me ngritjen e punës në çdo ministri për të bërë të mundur dorëzimin me dokumente të çdo pjese të kabinetit. Dylgjeri kujton dosjen me rreth 200 faqe, e cila iu dorëzua mbi tavolinën e punës kryeministrit të ri, Berisha, e cila kishte informacione nga numri i të paraburgosurve në Shqipëri dhe deri tek datat kur duheshin të shlyheshin këstet e kredive të marra nga qeveria.

Ndërkaq ju kishit statusin e nëpunësit civil, pse bëtë dorëheqje nga detyra?Ju falënderoj në radhë të parë që i ktheheni një memorie të tillë institucionale. Këshilli i Ministrave është një institucion që ashtu si shumë të tjerë ka pjesën e stafit politik dhe atë të nëpunësve civilë të mbrojtur nga ligji. Fillimisht i gjithë stafi politik i ish-kryeministrit Fatos Nano u largua me urdhër të vetë tij dhe në aparatin e Këshillit të Ministrave vazhduan të qëndronin në detyrë drejtorët me status të nëpunësit civil, sigurisht të drejtuar nga sekretari i përgjithshëm i asaj kohe, Ksenofon Kristafi. Mund të them që raporti mes nëpunësve politikë dhe atyre me status civil në aparatin e Këshillit të Ministrave, anon nga ata me status politik. Ne që kishim statusin e nëpunësit na u kërkua që të vijonim me detyrat tona normale, në mënyrë që jeta administrative në Këshillin e Ministrave të vazhdonte normalisht, por ne sigurisht që bashkëjetonim me ankthin nëse do t’i mbanin apo jo këto pozicione. Më kujtohet që pas fitores së zgjedhjeve në korrik, më 3 shtator kryeministër i vendit u emërua Sali Berisha dhe më 11 shtator u bë betimi në Parlament, ku ai së bashku me kabinetin e tij qeveritar ju drejtuan zyrave të Këshillit të Ministrave. Në këtë kohë kujtoj që kam pasur një telefonatë nga sekretari i përgjithshëm për të pritur qeverinë e re që po vinte nga Presidenca në grup në drejtim të Kryeministrisë dhe kemi dalë i kemi pritur në shkallët e godinës, për t’i uruar mirëseardhjen dhe për t’i orientuar me ndarjen e vendeve të punës, zyrave dhe ambienteve ku do të punonin dhe deri tek rregullorja bazë sesi hyhej dhe dilej në Kryeministri. Më kujtohet se nga pozicioni i drejtorit të informacionit më duhej të organizoja konferencat e para për shtyp të Berishës dhe po kështu vendosjen e intervistave në median e huaj në faqen e Kryeministrisë. Po kështu më vjen ndërmend që nga paradhoma e tij më erdhi njoftimi se një grup italian do të vinte në Kryeministri për t’i uruar detyrën Kryeministrit Berisha dhe unë mora të gjitha masat për të vijuar normalisht ky takim dhe kjo konferencë. Por kjo nuk vazhdoj për shumë dhe vendi im u dublua nga i zgjedhuri i Berishës për të mbajtur pozicionin tim dhe që ishte Ermal Hasimja, ky ishte një sinjal për mua që detyrën duhet t’ia dorëzoja Hasimjes dhe kjo situatë vijoi për dy-tre muaj derisa u ribë struktura e re Këshillit të Ministrave, e cila gjeti një kleçkë për të bërë zëvendësimin tim.Z. Dylgjeri, gjatë kohës së humbjes së pushtetit nga ana e ish-kryeministrit Fatos Nano në korrik të 2005-s, ju keni qenë drejtor i Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Këshillin e Ministrave. Si e kujtoni vijimësinë e qeverisë në këtë kohë?

Unë sigurisht isha i mbrojtur nga statusi i nëpunësit civil, por isha i ekspozuar politikisht për shkak të angazhimit dhe përfshirjes në stafin elektoral të Nanos në Sarandë dhe nga pikëpamja e ndërgjegjes isha i qartë se kjo përfshirje kishte cenuar statusin e nëpunësit civil. Këtu dua të shtoj dhe faktin se në radhë të parë qëndrimi si Drejtor është çështje besimi mes teje dhe titullarit, ndërkohë që në rastin tim ky besim ishte kompromentuar. Kjo u reflektua dhe me largimin tim nga detyra.

Si e kujtoni punën e qeverisë gjatë periudhës korrik-gusht 2005 dhe cilat ishin vendimet që ajo merrte?

Gjatë kësaj periudhe, mbledhjet e qeverisë kanë vijuar, duke u mbajtur javë për javë sipas parashikimit. Por këto mbledhje janë drejtuar të gjitha nga zëvendëskryeministri Namik Dokle. Për shkak të pjesëmarrjes time në këto mbledhje nisur nga funksioni, kujtoj që vendimmarrjet në to kanë qenë të karakterit administrativ dhe të rutinës legjislative, të cilat kishin kohë që ishin përgatitur dhe vinin mbi bazën e një radhe të përcaktuar në mbledhje. Nuk mund të them që në këtë periudhë janë marrë vendime të karakterit strategjik apo të cenonin vullnetin popullor që kishte ardhur nga vota e 3 korrikut. Këto mbledhje mbaheshin vetëm për të siguruar jetën administrative të kohës, të reduktuar në gjërat më të rëndësishme. Mund të kujtoj që ajo kohë ka pasur thatësira të mëdha, zjarre në pjesë të ndryshme dhe ka sjellë probleme me emergjencat civile për të cilët qeveria mori masat e organizimit të shtabeve për të parandaluar dëmet.

Pse u vendos që mbledhjet të mos drejtoheshin më nga ish-kryeministri Nano?

Nuk është se pati një vendim të mirëfilltë për këtë çështje, por ai i bindur se kishte humbur u tërhoq për të ngritur grupet e punës në çdo ministri në kuadër të organizimit të dorëzimit të pushtetit. Po kështu, ai bëri disa udhëtime në disa qytete si Saranda ku falënderoi zgjedhësit për mbështetjen dhe nga ana tjetër mori pjesë në disa takime ballafaqimi dhe sqarimi me aleatët e koalicionit të majtë, të cilët kërkonin të dinin dhe pozicionet e tyre në këtë situatë të re. Në njëlloj kuptimi ky delegim i mbledhjeve tek Dokle ishte dhe një ndarje e tij me drejtimin nisur dhe nga një përgjegjësi e brendshme për të mos dalë në televizor në drejtimin e një qeverie që ka humbur zgjedhjet nga vota popullore në mënyrë të qartë.

Ju folët për grupet e punës që u ngritën nëpër ministri për dorëzimin e pushtetit. Si funksionon kjo praktikë?

Në periudhën korrik-gusht kemi bërë një punë intensive për dorëzimin e pushtetit të kabinetit te drejtuesit e tij të rinj. Të gjitha ministritë paraqitën të dhënat e tyre për pushtetin e ri dhe në total u përpilua një dosje me rreth 200 faqe, e cila ju la mbi tavolinë kryeministrit të ardhshëm me të gjitha rekomandimet dhe detyrimet që të niste një punë të mbarë. Kujtoj që në atë dosje u vendos dhe numri i të paraburgosurve që ishte në selitë e paraburgimit dhe afatet e detyrimeve që duheshin paguar për Fondin Monetar në muajin shtator, duke treguar kujdesin maksimal që qeveria e re të mos kishte asnjë lloj vonese në shlyerjen e detyrimeve. Pra ju dorëzua çdo gjë me inventar, administratës së re që pritej të vinte me këtë dosje ose thënë ndryshe një libër të madh. Unë me Aldrin Dalipin e kemi vendosur këtë dosje mbi tavolinën e kryeministrit dhe në prani të mediave, për të treguar se zbatuam një detyrim ligjor. Mund të them që administrata e asaj kohe e dorëzoi qeverinë si një magazinë me inventar.

 

Procedura

Flet drejtuesi i kabinetit i ish-zv.kryeministrit, Namik Dokle. Gjithçka ishte teknike

Hazizaj: Vendimet e qeverisë, vetëm akte nënligjore

Juristi Sokol Hazizaj, ish-drejtuesi i kabinetit të zëvendëskryeministrit Namik Dokle gjatë vitit 2005 thekson se qeveria e drejtuar nga Nano duket se e kishte parandier humbjen, nisur nga administrimi me zëvendësministra që po i bënte kabineteve të saj. Në një prononcim për “Shqip”, duke folur për verën e vitit 2005, kur vendi realizoi një rotacion të rëndësishëm politik, Hazizaj nga kuptimi juridik thekson se qeveria “Nano” dukej se po shkonte drejt fundit. “Në kohën në të cilën kalonte qeverisja e asaj kohe ishte e thjeshtë që të kuptoje se fitorja e opozitës së kohës ishte shumë pranë, dhe nga ana tjetër, humbja e Partisë Socialiste ishte thuajse e sigurt. Për këtë mjafton të kujtosh që qeveria e asaj kohe administronte tre ministri nga tre zëvendësministra, fenomen që nga vështrimi ligjor dhe kushtetues ishte në kundërshtim të plotë me çdo lloj praktike qeverisëse dhe për më tepër, ishte totalisht kushtetuese”, thekson ai. Por në lidhje me vendimet e marra nga kjo qeveri në periudhën e tranzicionit të pushtetit në muajt korrik-gusht 2005, Hazizaj thekson se ato nuk kanë të krahasuar me ato aktualet që po merr qeveria “Berisha”. “Që të jem realist dhe i vërtetë në lidhje me atë çka kërkoni, po ju përshkruaj me shumë përpikëri se çfarë është miratuar përgjithësisht në korrik dhe gusht të vitit 2005 nga Këshilli i Ministrave të kësaj kohe, fakte të cilat janë totalisht të ndryshme nga prirja e sotme. Po rendis më poshtë disa nga këto akte, të cilat nuk kanë qenë më shumë se 25 akte nënligjore”, theksoi ai, duke paraqitur një listë të këtyre akteve.

 

 

Disa nga vendimet

Për miratimin e shtesës nr.2, në marrëveshjen e menaxhimit për sigurimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizimeve, sh.a.,Kavajë, Shqipëri, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë,           Vendim i KM, Nr. 577, Dt. Aktit: 24.08.2005, Dt.Miratimit: 24.08.2005,

Për lirim nga detyra të prefektit të Qarkut të Dibrës

Vendim i KM, Nr. 581, Dt. Aktit: 24.08.2005, Dt. Miratimit: 24.08.2005,

Për miratimin e kuotave të pranimeve në universitetet dhe shkollat e larta për vitin akademik 2005-2006, në sistemin me kohë të plotë, si dhe për përcaktimin e tarifave të shkollimit për këtë vit akademik. Vendim i KM, Nr. 560, Dt. Aktit: 12.08.2005, Dt. Miratimit: 12.08.2005.

 

Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve

Vendim i KM, Nr. 561, Dt. Aktit: 12.08.2005, Dt. Miratimit: 12.08.2005,

Për caktimin e funksioneve të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore në përbërje të këshillit administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Vendim i KM, Nr. 562, Dt. Aktit: 12.08.2005, Dt. Miratimit: 12.08.2005,

Për përcaktimin e përgjegjësive të qarkut për shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore

Vendim i KM, Nr. 563, Dt. Aktit:12.08.2005, Dt. Miratimit: 12.08.2005,

Për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2003, në projektin “Furnizimi me energji elektrike në Shqipërinë e Jugut – Bistrica Vendim i KM, Nr. 567, Dt. Aktit: 12.08.2005, Dt. Miratimit: 12.08.2005,

Për një shtesë në vendimin nr. 114, datë 27.02.2004 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave të thirrjes dhe përballimin e shpenzimeve për shtetasit që do të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe për një ndryshim në vendimin nr. 6. Vendim i KM, Nr. 568, Dt. Aktit: 12.08.2005, Dt. Miratimit: 12.08.2005,

Vendim i KM, Nr. 555, Dt. Aktit:03.08.2005, Dt. Miratimit: 03.08.2005,

Për miratimin e strukturës, të varësisë strukturore, organikës dhe të numrit limit të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.