Banorët e dëshpëruar, letër Ramës: Po na shembet pallati nga ndërtimi i paligjshëm i Lulzim Bashës

emi një grup banorësh të pallateve INSIG, në rrugën Irfan Tomini.
Po ju drejtohemi Juve, se deri me tani nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje nga organet përgjegjëse të Bashkisë dhe pushtetit qëndror.
Në tarracën e pallatit tonë me 9 kate, prej më shumë se një muaj po ndërtohet një shtesë kati pa leje. Që në fillimet e këtij ndërtimi kemi lajmëruar organet përgjegjëse të Bashkisë dhe e kemi bërë të njohur problemin në media.
Në mesnatën e datës 15 maj, Policia Ndërtimore Bashkiake, me z.Florenc Hoxha në krye, erdhën dhe bënë një shou, prishën dy kolona dhe u larguan.
Ky ndërtim po vazhdon i qetë dhe sot që po ju shkruajmë. Përveç z.Elton Fusha, që filloi punimet i pari, duke marrë zemër nga ky rast po ndërton dhe z.Jorgji Davidi, e në pritje është një banor tjetër.
Tek ky pallat banon deputeti i PD, z.Sherefedin Shehu.
Edhe në nëntëkatëshin tjetër, ku banon z.Selami Xhepa, ish- deputeti dhe këshilltari i kryeministrit në detyrë, z.Sali Berisha, filluan punimet mbi tarracë.
Kemi lajmëruar disa herë kryetarin e Bashkisë, z.Lulzim Basha, kryeministrin në detyrë, drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor, Florenc Hoxhën, me shkresa dhe sms të herëpashershme, po ata as që e kanë vënë ujin në zjarr.
Kryetarit, z. Lulzim Basha, i kanë ndërhyrë disa herë dhe miq e gazetarë, por nuk ka parë të arsyeshme ta ndalojë këtë ndërtim sa të paligjshëm, aq edhe të rrezikshëm për jetën e banorëve të pallatit.
(Duket sikur kanë rënë në mirëkuptim me njeri- tjetrin Bashkia dhe ndërtuesit).
Pallati rrezikon shembjen nga ky ndërtim i pallogaritur. Prishja e tarracës dhe e kolonave të sipërme, me goditje me mjete primitive, vare e sqeparë, ka sjellë dëme të rënda në kolonat mbajtëse të ndërtesës.
Është e pamundur të jetosh i qetë nga zhurmat, pluhuri dhe copat e materialeve inerte që na hyjnë në apartamente.
I jemi drejtuar gjithashtu Prokurorisë së Tiranës, duke i bërë kallëzim penal, personave më sipër.
Sa më lart, kërkojme ndërhyrjen Tuaj, si kryeministër i këtij vendi, të ndërpritet ndërtimi pa leje dhe të riparohen të gjitha dëmet dhe deformimet e tarracës duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme. Kërkojmë të na siguroni një jetë të qetë e të sigurt në banesat tona.
Duke shpresuar në përgjegjësinë Tuaj,
Me respekt,
Banorët e pallatit, INSIG, C4/2 rruga Irfan Tomini, Tiranë
TEMA
Add new comment