KLSH padit ish-kryetarin e Bashkisë Sarandë

Postuar në 08 Korrik, 2013 03:03

Në një njoftim për shtyp, Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur këtë të dielë se ka dërguar kallzim penal në Prokurori për ish-kryetarin e Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, i cili nga viti 2003 deri ne 2011, ka dhënë 129 leje ndërtimi brenda vijës kufizuese të qendrës së qytetit, në kundeshtim  me të gjitha vendimet e KRRTSH-së.

Sipas KLSH, referuar numrit të konsiderueshëm të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e urbanistikës, ka derguar per ndjekje penale edhe per dy juriste dhe tre ish-drejtore te kesaj Bashkie.

Gjate auditimit nt Bashkine Durres, ka konstatuar shkelje te renda ligjore ne lidhje me zbatimin e procedurave te prokurimit ne “Rikonstruksionin e bulevardit kryesor Dyrrah”, me nje dem ekonomik ne vleren 19,3 milione leke dhe ne prokurimin “Gjelberimi ne qytet”, me dem financiar 7.1 milion leke.

Sipas KLSH-se, jane s’kualifikuar operatore me oferta me te uleta. 2 nënkryetaret e Bashkise së Durrësit, si edhe pese punonjes se saj jane kallëzuar penalisht ne Prokurori nën akuzën e “shkeljes se barazise ne tendera.

Gjithashtu, në Durrës nuk jane zbatuar vjelja e taksave per 1 026 subjekte debitore te bashkise.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.