Elbasan, protestë ndaj ndotjes

Postuar në 08 Korrik, 2013 08:01

Aktivistë të shoqërisë civile në qytetin e Elbasanit protestuan kundër ndotjes nga industria e rëndë në këtë qytet. 

Me pankarta ne duar ata kane ecur ne drejtim te hyrjes se Metalurgjikut, ku zhvillon aktivitetin kompania 'Kurum'. Aktivistet jane pjese e organizates joqeveritare 'Reago', e cila ju ka bere thirrje institucioneve pergjegjese te marrin masa te menjehershme ndaj kesaj situate te shkaktuar nga metalurgjia.

Duke vene ne dyshim vertetesine e parametrave te ndotjes te bera publike nga institucionet shteterore kjo organizate kerkoi te deklarohet emetimi i sakte i gazeve helmuese qe dalin nga kjo industri. "Reago" i beri thirrje te gjithe qytetareve te protestojne per te mbrojtur jeten e tyre dhe drejtuesi i saj deklaroi se do te behet edhe nje padi ndaj kompanise per shkaktimin e ndotjes me pasoja te njerezit.
 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.