LSI kërkon mandat në Kukës, sot vendimi i KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhje hodhi dje shortin për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kërkon rinumërim të qendrave të votimit në qarkun e Kukësit. Kërkesa ankimore e LSI-së do të relatohet nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj, të cilit i qëlloi dhe ankimimi me numër 21 i kërkuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sipas Kodit Zgjedhor, kërkesa ankimore e një subjekti zgjedhor duhet të shqyrtohet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit, ankimime që pritet të shqyrtohen sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho, ka deklaruar se mandati në favor të LSI-së në qarkun e Kukësit lëviz për 15 vota dhe nga administrimi i pamjeve filmike janë hasur manipulime. Për këtë arsye kërkohet rinumërimi i kutive të qytetit të Tropojës.
PANORAMA
Add new comment