Berisha: Maxhoranca e re, epsh të papërmbajtur për pushtet. Po e lëmë vendin në gjendje të mirë ekonomike

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë ka siguruar se po e lë vendin në një gjendje të mirë ekonomike. Ai ka vijuar krahasimet e ekonomisë shqiptare me vendet e rajonit dhe eurozonës, ndërkohë që ka akuzuar mazhorancën e re se po tregon revansh për pushtet.
“Rritja e tre mujorit të parë ka qenë 1.7%, nuk është rritje e madhe, por është 4 herë më e madhe sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2012. Pozitive është fakti se bilanci tregtar ka përmirësim të ndjeshëm nga një deficit minus 13, ka zbritur në minus 9. është ruajtur në parametrat e parashikuar deficiti buxhetor dhe inflacioni ishte 2.4 %. Pra ekonomia vijon rritjen , vijon krijimin e vendeve të punës. Të dhënat sipas KE, në rast se eurozona ka një papunësi prej 12.2%, Shqipëria është i vetmi vend, jashtë eurozonës, jashtë 15 me një papunësi 12.8%. Papunësia e të rinjve, po sipas kësaj statistike, është 22.8 në Shqipëri, 22.2 në Eurozonë, është 47 në Kroaci, 48 Maqedoni dhe kështu me radhë. Pra për kushtet aktuale të ekonomi rajonale dhe evropiane, ekonomia shqiptare mbahet në stabilitetin me të qëndrueshëm në rajon”, theksoi Berisha teksa falënderoi administratën për funksionimin e saj duke e ftuar të vijojë punën me të njëjtin përkushtim.
Berisha theksoi më tej se qeveria e tij deri në ditën e saj të fundit do kryejë funksionet që i përcakton Kushtetuta, duke mos pranuar propozimin e kundërshtarit të tij politik Edi Rama, për qeveri kujdestare. “Stabiliteti ekonomike që i dorëzojmë mazhorancës së re që po shfaq shenja revanshi të papranueshme, që janë dëshmi e një epshi për pushtet të papërmbajtur, pasi do ti diktojë qeverisë në detyrë rregullat që janë të shkruara në kushtetutën e Bangladeshit, por ato për të krijuar qeverinë teknike, ato e kanë të shkruar se 3 muaj para zgjedhjeve qeveria dorëzon pushtetin dhe detyrën e merr kryetari i Gjykatës së Kushtetuese, por në Evropë ekzekutivit i njihen kompetenca të plota gjer në ditën e instalimit të qeverisë dhe mazhorancës tjetër”, -u shpreh Berisha
SHQIP
Add new comment