Berisha akordon 3 herë fonde brenda një viti për vilën e Bujar Nishanit

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka firmosur brenda 1 viti tre fonde për riparimin e Vilës 4, ku jeton Bujar Nishani.
Vendimi i fundit ka qenë në fillim të muajit dhe kishte si objekt rregullimin e vilës qeveritare në të cilën jeton presidenti Bujar Nishani.
Kësaj herë në vendimin që mban firmën e Berishës, i është akorduar fondi prej 27.570.126 lekësh për mobilimin e plotë të Vilës nr.4.
Ndërsa dy fondet e miratuara më parë kanë përkatësisht shumën 48.8 milionë lekë për rikonstruksionin e plotë të vilës, vendim i marrë më 24 janar 2013, dhe në gusht 2012 i është akorduar fondi prej 51.638.144 lekësh.
Ndërtesa e quajtur Vila nr.4, e ndërtuar rreth viteve 1960, ndodhet brenda territorit të Pallatit të Brigadave në afërsi të Liqenit Artificial dhe ka një sipërfaqe prej 520 metrash katrorë./A.Xh
TEMA
Add new comment