Shefja e BB-së: Rritja e ekonomisë, e dobët. Qeveria e re të mbajë personel të kualifikuar

TIRANË- Shefja e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky në takim me mediat, vlerësoi se rritja ekonomike gjatë 2013-ës ka qenë e dobët. Shefja tha se Shqipëria duhet të bëj shumë përpjekje për të qenë aty ku duhet.
“BB mat përparimin e saj fiskal me rritjen fiskale që përfundojnë me 30 qershor. Ky ishte një vit i vështirë për ekonominë e vendit si në rajon, si pasojë e ndikimit të krizës së zgjatur në Eurozonë. Ndikimet se krizës dhe recesioni janë ndier më shumë se më përpara. Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat. Një numër problemesh në sektorin e energjitikës e ka përkeqësuar presion fiskal dhe ekonomik, por vlerësimi duhet të shihet në kontekstin e gjithë rajonit. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje”, u shpreh shefja e BB-së.
Këshillat e Lovovsky-t për qeverinë e re
"Banka Botërore është e gatshme të ndihmojë në agjendën e madhe të reformave dhe ne presim me kënaqësi të punojnë së bashku. Ne kemi filluar që tani punën për një mori bashkëpunimesh kyçe. Më lejoni të përmend tre fusha parësore, që unë i shoh si themelore për një Shqipëri evropiane.
Së pari, do jetë me rëndësi që të rritet besueshmëria në institucionet publike. Kjo përfshin ndër të tjera transparencën, pavarësinë e institucioneve. Përfshin gjithashtu shtetin ligjor, respektimin e tij pa diskriminim, që të mos respektohet në mënyrë selektive të padrejtë. Ka shumë mundësi që Shqipëria të ketë një administratë profesionale. Ka pasur një personel të kualifikuar dhe mbajtja e tij do të jetë një test të ri. Pra, unë e konsideroj mbajtjen e këtyre, si një test për qeverinë e re në integrimin e vendit në BE."
Këshilla e dytë e ekspertëve të BB-së është, "zgjerimi dhe përshpejtimi i reformave strukturore. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në kushtet e krizës ekonomike në rajon dhe botë. Në disa fusha reformat kanë nevojë të zgjerohen dhe njeri prej tyre është sektori energjetik dhe sektori i pushtetit vendor. Selektiviteti strategjik është këshilla jonë për qeverinë e re; pra, të mos hapet në të gjitha fushat në të njëjtën kohë, në të gjitha drejtimet njëherazi.
Këshilla e tretë dhe më thelbësorja ishte konsolidimi fiskal.
Banka Botërore, bën me dije Lvovsky, ka investuar në 7 projekte të rëndësishme në Shqipëri. Është investuar në rrugë, financa dhe disa grante. Shefja e BB-së, Lvovsky përfundon mandatin e saj të mbikëqyrjes së ekonomisë në Shqipëri.
SHEKULLI
Add new comment