Bashkëshorti vret me thikë gruan në mes të rrugës

TIRANE- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Një grua është qëlluar kater here me thike ne mes te rruges “Tefta Tashko”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia bëri me dije se ka qenë bashkëshorti i saj, i cili pas një zënkë ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten, duke i shkaktuar vdekjen.
Mësohet se viktima është Valbona Çarçani, 36 vjeç, ndërsa autori i vrasjes është Gerti Çarçani, i cili është arrestuar nga policia në ikje e siper.
Ende nuk janë të qarta motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë brenda familjes, ndërsa fillimisht flitet për një zënkë e cila ka përfunduar në mënyrën më tragjike.
Panorama
Add new comment