Profili i NYT për Thaçin: Emri i tij përmendet për Nobelin e paqes, por e ndjek e kaluara ushtarake

Postuar në 13 Korrik, 2013 08:47

E përditshmja amerikane “The New York Times”, në botimin e sotëm i bën një portret kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që aspiron trashëgiminë e burrshtetasit.
“Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” citohet të ketë thënë Thaçi për të përditshmen njujorkeze.
Gazeta më tej shkruan se “kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin Gjarpër”.
Gazeta më tej thotë se nga Brukseli dhe Washingtoni sot ai konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt Evropës dhe emri i tij po përmendet madje, megjithese e pamundur, edhe si një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.
Në profilin e saj, gazeta sjell deklarata te njerëzve nga Serbia ku thuhet se shumica e shfaqin urrejtjen ndaj tij duke e konsideruar si një kriminel të paakuzar lufte.
Shkrimi nuk e kursen Thaçin edhe nga përmendja e raportit të Këshillit të Evropës ku ai akuzohet për udhëheqje të grupit që tregtonte armë, heorinë dhe organe të njerëzve gjatë kohës së luftës (pra raporti famkeq i Dick Marty-të) akuza të cilat ai dhe qeveria e tij i kanë quajtur ‘të neveritshme,’ shkruan gazeta.
”Diçka e tillë kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk kemi asgjë për të fshehur,” deklaron Thaçi, i cili nënvizon se i beson ‘të vërtetës dhe drejtësisë.’ Gazeta në këtë portret të gjatë shkruan edhe për prejardhjen e tij nga Drenica dhe familjen shumanëtarëshe me traditë luftarake kundër regjimeve shtypëse në Kosovë.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.