Balla: Moskryerja e detyrës nga policia po u lejon terren elementëve kriminalë

Postuar në 14 Korrik, 2013 16:18

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi sot që Policia e Shtetit të marrë masa për parandalimin e degradimit të mëtejshëm të rendit publik, pas ngjarjes së rëndë të grabitjes në Pukë, ku mbeti i plagosur edhe një fëmijë 5 vjeç.

Nga Hysni Burgaj i pari dhe të tjerët me radhë duhet ta dinë se çdo formë “dezertimi” në përballjen me krimin është vepër penale. Moskryerja e detyrës nga Policia po i lejon terren elementëve kriminalë. Policia e Shtetit të vendosë kontrolle në të gjitha akset rrugore problematike duke vënë në dispozicion edhe njësitë e saj speciale, ndërsa departamenti i Policisë Kriminale të hetojë dhe ndalojë personat e maskuar që zbrazën armë edhe mbi fëmijë. Forca e shtetit dhe e ligjit duhet të bjerë fort mbi këta elementë kriminalë që po përfitojnë nga kjo periudhë tranzicioni pushteti”, shprehet deputeti socialist./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.