Të arratisurit e Trikalas kanë vjedhur shtëpinë e Argita Berishës

Postuar në 14 Korrik, 2013 16:20

Një gazetë greke ka bërë publik lajmin e fshehur këtu në Shqipëri. Duke iu referuar të dhënave të policisë shqiptare, ‘Real News’ ka bërë të ditur se dy nga të arrestuarit e burgut të Trikalas, kanë grabitur banesën e vajzës së kryeministrit, Argita Berisha. Ngjarja ka ndodhur në 22 tetor 2005. Pavarësisht se banesa e saj është në një nga lagjet më të shtrenjta në Tiranë, grabitësit kanë arritur të hyjnë brenda dhe për disa minuta të grabisin bizhuteri të shtrenjta dhe para. Në momentet e grabitjes në shtëpinë e Argitës nuk ka qenë njëri, dhe ky është një fat, shkruan gazeta greke, “Real News”. 

Policia pas hetimit gjeti në vendngjarje gjurmët e gishtave të dy personave, njëri prej të cilëve ishte Fatos Sula, aktualisht i arratisur nga burgu i Trikalas dhe që konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e afërt të Marian Kolës. 

Sipas departamentit të sigurisë së Atikës, Fatos Sula është kreu i njërës nga degët e bandës së Marian Kolës ku bënte pjesë edhe i vrari Flamur Lika. Kjo bandë është përgjegjëse për 30 plaçkitje të armatosura në Korfuz, në Igumenicë dhe zona të tjera të Greqisë Perëndimore dhe sipas policisë, pas arratisjes nga burgjet e Trikalas, Sula u nda nga grupi dhe ka dalë nga Greqia. Mendohet se ai është larguar drejt Kosovës. 

Lajmi i grabitjes u bë i ditur falë bashkëpunimit të nisur mes policisë greke dhe asaj shqiptare për kapjen e të arratisurve të Trikalas. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.