Mblidhet KQZ, shqyrtohet kërkesa e Dritan Priftit

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton në mbledhjen e sotme të tjera kërkesa ankimore te subjekteve zgjedhore lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit.
Ndër ta, KQZ mori sot në shqyrtim edhe kërkesën ankimore të Dritan Priftit, përfaqësuesi i të cilit kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 ZAZ të Fierit, zone ku Prifti kandidoi si deputet i pavarur.
Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi ligjor i Priftit kërkoi nga KQZ që vetë anëtarët, të bëjnë kqyrjen e materialeve filmike, dhe më pas të veprohet në bazë të konkluzioneve që do të nxirren.
Sipas tij, në këto zona duhet të realizohet procesi i rinumërimit, për të çuar në vend vullnetin e zgjedhësve, i cili sipas tij, është deformuar, në mënyrë të organizuar në favor të njerës apo tjetrës parti.
PANORAMA
Add new comment