Sot bisedime pë integrimin e policëve dhe gjykatësve të veriut

Postuar në 16 Korrik, 2013 04:19

Bruksel, 16 korrik   - Prishtina dhe Beogradi do të nisin sot një raund të ri bisedimesh në funksion të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Ggrupet punuese nga Kosova dhe Serbia do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar çështjen e mbylljes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë dhe riintegrimin e tyre sipas Marrëveshjes 15 pikëshe.

Koordinatorja e grupeve punuese nga Prishtina, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se nga e marta do të fillojnë bisedimet për strukturat ilegale të sigurisë.

Në bazë të Ligjit mbi Amnistinë, i miratuar tashmë nga Kuvendi i Kosovës, pjesëtarët e organeve ilegale por që kalojnë fazën e amnistisë më pas do të kenë të drejtën të aplikojnë dhe riintegrohen në strukturat legale të parapara me marrëveshjen e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX ka raportuar tashmë tek grupet punuese se Serbia i ka mbyllur të gjitha stacionet paralele të policisë në veri, ka thënë Tahiri, me çka edhe janë krijuar kushtet të bisedohet për fazat e riintegrimit të pjesëtarëve që shprehin interesim.

Pas mbylljes së stacioneve ilegale të policisë, në Bruksel do të bisedohet edhe për mbylljen e strukturës së ashtuquajtur “mbrojtja civile” dhe çarmatosjen e këtij formacioni ilegal, ka thënë Tahiri.

Njëherësh, autoritetet pritet do t’u bëjnë thirrje edhe popullatës dhe strukturave tjera që të çarmatosen dhe në bazë të ligjit të amnistisë të fitojnë faljen nga ndjekja penale. 

 

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.