Tri vatra zjarri në pak orë, nuk ka të lënduar

TIRANE- Tri vatra zjarri brenda pak orëve janë regjistruar sot në kryeqytet. Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar në asnjërin prej rasteve. Zjarri i parë u raportua në Bathore, dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve u bë e mundur lokalizimi i shpejtë.
Ndërkaq, vendgrumbullimi i plehrave në Kamëz u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar ndotje të mëdha në zonë. Tre makina zjarrëfikësve janë përfshirë në aksion për fikjen e zjarrit, i cili vazhdon ende në këto momente.
Një tjetër vatër zjarri është raportuar edhe në zonë e spitalit Nr.5 në kryeqytet, brenda tregut të rrobave të përdorura. Zjarrëfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve.]
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë shkaktuar zjarret.
PANORAMA
Add new comment