ISHP: KURUM larg parametrave të BE-së

Drejtori i Inspektoriatit të Shëndetit Publik, Adi Hoxha deklaroi sot se Kompania KURUM është ende shumë larg standarteve të BE-së. Ai inspektoi kompaninë industriale turke ‘KURUM’në zonën industriale të Elbasanit. Qëllimi i inspektimit,ishte kontrolli i parametrave të ndotjes për Elbasanin nga kompanitë industriale të huaja në vendin tonë. Hoxha tha se ndotja rezulton brenda parametrave kombëtare,por përsëri firma është larg parametrave të BE-së. Ai i caktoi firmës afat deri në shtator për realizimin e premtimeve. MAPO
Add new comment