Krujë, maskat dhunojnë shoferin dhe i djegin kamionin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krujës, ku persona të maskuar dhe armatosur pasi kanë dhunuar shoferin, i kanë vënë flakën kamionit me të cilin udhëtonte ai.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cuvikap të Krujës, ku disa persona të armatosur i kanë zënë pritë dhe kanë shtënë me armë në ajër duke detyruar 32-vjeçarin, Luan Balliu, të ndalojë mjetin me të cilin udhëtonte. Policia ka nisur hetimet, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, mësohet se mjeti në fjalë i përket një kompanie private dhe ishte i ngarkuar me ambalazhe, ndërsa në kabinë udhëtonin 5 persona.
Pasi kamioni ka ndaluar, drejtuesi Luan Balliu është nxjerrë me forcë, duke u goditur disa herë me shkop bejsbolli në krahë, këmbë dhe shpatull. Më pas e kanë lidhur duke i vendosur flakën mjetit. Policia ndërkaq ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
Para 3 ditësh një rast i ngjashëm ka ndodhur në Pukë, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur me armë nga maskat, të cilët tentuan t’i grabisnin. Maskat tentuan të grabisnin një automjet ku brenda tij gjendeshin 6 person, ku 5 prej tyre mbetën të plagosur, mes të plagosurve edhe 2 fëmija.
SHEKULLI
Add new comment