Arben Imami i jep tenderin 1.9 miliard lekë mikut të tij

Postuar në 18 Korrik, 2013 07:39

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i ka dhënë një tender mikut të tij me vlerë plot 1.9 miliard lekë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Dita, që shkruan se bëhet fjalë për një tender për uniformat, që është zhvilluar pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve dhe faktit se Imami është në largim.

Për më tepër, fituesi i tenderit me këtë vlerë nuk është një firmë e certifikuar për standardet që kërkohen nga NATO për uniformat, por një subjekt bar- restorant, me aktivitet edhe vreshtarinë.

Bëhet fjalë për një tender të uniformave të ushtrisë, në një periudhë 7 vjeçare, 2013-2019, (të zhvilluar së fundi nga Ministria e Mbrojtjes. Tenderi përfshin të gjitha llojet e uniformave ushtarake.

Po çfarë ka ndodhur me tenderin? Ligjërisht ai duhej të zhvillohej nga Drejtoria e Tenderimit në Ministrinë e Mbrojtjes. “Ngaqë specialistët e kësaj Drejtorie kanë kundërshtuar, nuk kanë qenë dakord me fituesin e paracaktuar nga Imami dhe tenderin me vlerë mbi limit, është urdhëruar që tenderi, në kundërshtim me ligjin, të bëhet në Brigadën e Logjistikës. Urdhri, me porosi të Imamit, për këtë është firmosur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Tenderi në Brigadën e Logjistikës, është bërë nën drejtimin e gjeneral Syrja Gjokës, që njihet si njeri i afërt i Imamit. Është një nga shumë shkelje të rënda ligjore të kohëve të fundit që po bëhet në ministri,” shtojnë burime nga Ministria e Mbrojtjes./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.