Licensat numerike, bojkotohet AMA

Postuar në 18 Korrik, 2013 15:04

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Vizive, Endira Bushati vijon përpjekjet e saj për të diskutuar, planin e renditjes të shërbimeve mediatike audiovizive që mbështeten në rrjete numerike, paçka se të tilla diskutime janë bojkotuar nga grupet kryesore të interesit. 

Nga lista e pjesëmarrëve, ajo e ka zhvilluar mbledhjen e radhës mesditën e së enjtes, vetëm me operatorë lokalë.
Televizionet që kanë licencë kombëtare Top Channel, TV Klan përfshi platformën kryesore Digitale tokësore DigitAlb, nuk ishin prezent në mbledhje pasi ata e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre përballë AMA-s, e cila nuk mund ta drejtojë këtë proces.

Grupet kryesore në mënyrë të vazhdueshme kanë kontestuar mënyrën, përfshi të gjitha hapat e ndërmarrë deri më tani për procesin e hartimit të dokumentit të strategjisë së kalimit në teknologjinë dixhitale.

Dokumenti u hartua nga Ministria e Inovacionit e drejtuar nga Genc Pollo, në vend që të puhohej nga AMA detyrë të cilën ia përcaktonte ligji 84 10.

Paaftësia në përgatijen e strategjisë nga Ministria e Inovacionit, reflektohet edhe në përgatitjen e dokumentacionit teknik për licensimin e rrjetit numerik nga AMA.

Ka një dokument teknik që operatorët duhet të bazohen në ndërtimin e rrjetit të tyre. Sipas ekspertëve të fushës është e pamundur me kaq pak informacion në dispozicion të hidhen hapa të mëtejshëm.

Janë vetëm 3 faqe me të dhëna tejet sipërfaqësore të vëna në dispozicion nga AMA të gjithë operatorëve ndërkohë që procesi i kalimit në teknologjinë e re është kryesisht teknik.

Le t'i referohemi fakteve. Ky është studimi voluminoz i përgatitur po nga KKRT, sot AMA, në vitin 2008 i cili jep me detaje të hollësishme të gjithë parametrat teknikë të nevojshëm për të ndërtuar një rrjet numerik tokësor.

Përballë kësaj situate kur AMA nuk ka një studim teknik të nevojshëm për këtë proces, si edhe një dokument strategjik, të përshtatshëm për  procesit me të drejtë na lind pyetja. Përse kryetarja e AMA-s Endira Bushati shpejton ta përmbyllë këtë proces shumë të rëndësishëm, pavarsisht se grupet e interesit kanë shprehur kundërshtitë për mënyrën se si ky proces po dirigjohet prej saj.

Ne te gjithe kete procedure, AMA ka hyre dhe po e vazhdon me ngut, pavaresisht se me nje ngerc ligjor dhe institucional. Aktualisht AMA ka vetem 4 nga shtate anetare qe duhet te kishte. Por pavaresisht kesaj, AMA ka nisur procesin e projekt  rregullores, me firmen e nje anetari te peste, Gent Ibrahimi, mandati i te cilit ka perfunduar ne shtator te vitit 2012. 

Qe ne kete pike procesi eshte antiligjor, nderkohe qe pas kesaj, kryetarja Bushati po e vazhdon procesin edhe me nje anetar me pak, Zylyftar Bregun, i cili u dorehoq nga ky proces duke e quajtur atë të jashtëligjshëm.
Me vetem 3 anetare dhe me vetem televizione lokale ne tryeze, zonja Bushati duket e vendosur te çoje perpara projektin e saj, edhe pse ne baze te ligjit edhe vete AMA e mbetur nuk ka legjitimitet. Dhe mungesa e legjitimitetit te nje institucioni te cunguar, qe shkel ligjin ne menyren te vazhdueshme, pervecse te paragjykuar, e ben edhe procesin qe ka nisur e po con perpara me nxitim te jashteligjshem.
 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.