‘Zhduket’ dosja e ankimimit të familjarëve të viktimave të 21 Janarit

Postuar në 19 Korrik, 2013 03:24

Gjykata e Apelit ka shtyrë për më 25 korrik seancën gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit.

Vendimi për shtyrjen u bë pas dorëheqjes së gjyqtarit Agron Papajani.

Seanca e parë gjyqësore në Apel për të akuzuarit për vrasjet e demonstruesve në 21 Janar ka zgjatur fare pak ndërsa në sallë mungonin edhe dy të akuzuarit Agim Llupo dhe Ndrea Prendi.

Ky i fundit kishte paraqitur një deklaratë ku thuhet se do të përfaqësohej nga avokati i tij Genci Gjokutaj.

Që në fillim të seancës avokati Gjokutaj kërkoi largimin e dy anëtarëve të trupit gjykues, Agron Papajani dhe Fatos Qato, me arsyetimin se kanë konflikt interesi.

Sipas tij, Papajani nuk mund të gjykojë këtë çështje pasi ka qenë edhe në seancën gjyqësori kur ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi iu dha masa e sigurisë ndërsa Fatos Qato është bashkëshorti i anëtares së PS-së, Merita Qato.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila shpalli të pafajshëm ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.

Por avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit Dorjan Matlija deklaroi se në gjykatën e Apelit mungonte dosja e ankimimit të bëra nga familjet e viktimave.

“Është diçka që ndodh tmerrësisht shumë rrallë, por ka ndodhur në një çështje me ndjeshmëri kaq të lartë. Besoj se nuk ka ardhur fare në apel dhe është depozituar që në mars kur ka qenë koha për dorëzimin e ankimeve”, u shpreh Matlija.

Sipas tij, familjarët e viktimave duhet të merrnin pjesë në seancë pasi kanë të drejtën të pyesin ekspertët dhe dëshmitarët./ep

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.