Vala e krimit, Burgaj-vartësve: Askush nuk do të marrë leje në verë

Postuar në 19 Korrik, 2013 09:46

Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj shpërndan një urdhër të brendshëm, ku anulon lejet për drejtuesit e strukturave të policisë. Arsyet janë sezoni turistik, por edhe ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit

Dashamir Biçaku

 Tiranë Situata e rënduar e kriminalitetit në vend me vrasje të njëpasnjëshme “detyron” kryepolicin e vendit të anulojë lejet për të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit. Urdhri i Hysni Burgajt mësohet se është përpiluar pak ditë më parë, ndërsa dje ai ka mbërritur nëpërmjet një telegrami në të gjitha strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Nëpërmjet urdhrit të mësipërm, kreu i Policisë së Shtetit njoftonte strukturat e bazës se të gjitha lejet për efektivët e tyre të rolit nga zëvendësdrejtor e poshtë nuk duhej të vazhdoheshin më, por duhej të ndërpriteshin. Madje jo vetëm kaq, por se lejet e punonjësve të ndryshëm, që i ishin dhënë dhe që vazhdonin të kryheshin duhej të ndërpriteshin menjëherë. Një fakt të tillë kreu i Policsë e bëri të ditur edhe në televizionin “Ora Neës”, gjatë emisionit “Tonight” të gazetares Ilva Tare. Pavarësisht kësaj jo të gjithë e morën seriozisht këtë deklaratë, ndërsa dje urdhëri mbërriti i zbradhur në zyrat e drejtuesve vendorë të strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa shumë prej tyre kur kanë parë urdhërin edhe kanë shtrembëruar buzët nga kjo e papritur.

Në këtë mënyrë edhe punonjësit e niveleve të ndryshme që ishin me leje dhe që vazhdonin pushimet e tyre me familjet e tyre, duhej të ktheheshin në punë. Pavarësisht këtij, urdhëri që ka prekur 80 për qind të strukturave të Policisë së Shtetit, urdhëri i Burgajt, duket se ka kursyer drejtuesit e Policisë në qarqe, si dhe efektivët dhe specialistët që shërbejnë në aparatin e Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, duke i bërë ata në një farë mënyrë të privilegjuar në një situatë të tillë. Shkresa mësohet se është zbardhur mjaft shpejt dhe në mënyrë të rrufeshme edhe iu është përcjellë strukturave vendore. Kjo me qëllim ngritjen e nivelit të punës së policisë në një periudhë në kulmin e sezonit turistik. Duket se një urdhër i tillë është argumentuar nën zë me faktin për të rritur më tepër efiçencën e policisë gjatë kësaj periudhe të ngarkuar me turistë të huaj që vijnë nga jashtë, apo edhe me shumë turistë të brendshëm që lëvizin nga qendrat e banuara drejt plazheve dhe zonave të tjera të pushimit. Por situate kriminale në zona të ndryshme të vendit, ka dhënë një bilanc të rëndë, ndërsa krimi në familje regjistroi shifra të larta më shumë se çdo vit tjetër në të njëjtën periudhë.

Ndërkaq situata e rëndë e kriminalitetit, në vend, ku brenda një jave janë regjistruar të vrarë me me dyfishin e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, pjesa e tyre më e madhe në Tiranë, duket se ka qenë një shkak tjetër për prishjen e lejeve të strukturave bazë të policisë. Sipas burimeve, urdhëri ka prekur kryesisht zëvendës drejtorët e policisë së qarqeve, shefat e komisariateve, të setorëve dhe të seksioneve, si dhe oficerët e hetimit të krimeve, apo të rendit. “Ka mungesa në organikën e Policisë, për shkak të largimeve, apo për shkaqe të ndryshme, dhe është e nevojshme që në këtë periudhë të ketë më tepër kontroll, të territorit të vendit, sidomos në plazhe, të akseve rrugore që janë të ngarkuara për shkak të sezonit turistik”, thadje në mbrëmje zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Laura Totraku. Për më tepër, pritet që punonjësit e rikthyer në punë nga lejet jo vetëm të kenë ngarkesë për shkak të sezonit, por edhe orare të tejzgjatura, për shkak të mungesës së numrit të efektivëve të policisë në organikën e kësaj të fundit.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.