LSI, Luan Rama: KQZ gjysmake me dy standarde, përgjigjet ligjërisht nëse cenon procesin

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu ditën e sotme, pas vendimit të KQZ për të rinumëruar votat e Lezhës dhe Shkodrës, qëndrimin e prerë se cilido që do të vërë dorë mbi procesin do të përgjigjet ligjërisht.
Në një konference për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama akuzoi atë që e cilësoi si një gjysmë KQZ se po funksionon me dy standarde.
“KQZ dëshmi e keqpërdorimit si instrument i verbër politik me synim zvarritjen, kontaminimin dhe mundësisht komprometimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe cilësisë së procesit zgjedhor.
Kjo gjysmë KQZ po aplikon në kundërshtim me ligjin dy standarde; kemi rastin e qëndrimit ndaj kërkesës së LSI për rinumërimit të votave në 15 kuti në Kukës, që nuk u pranua, kurse për Lezhën aplikon një standard tjetër edhe pse kjo nuk u kërkua. Jo vetëm kjo gjysmë KQZ, po askush s’do të mundë të tjetërsojë rezultatin e zgjedhjeve, që është, jo vetëm i qartë dhe i pastër, por bindës për vullnetin politik e qytetar të mazhorancës. Qëndrimi i LSI është i qartë. Cilido individ apo trupë zgjedhore që ka cenuar duke vënë dorë, cenuar apo që ka deformuar procesin duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht”- u shpreh Luan Rama.
SHQIP
Add new comment