Shijak, arrestohet 43-vjeçari, kërcënoi bashkëshorten me armë

Postuar në 22 Korrik, 2013 07:58

Krimi në familje ka marrë përmasa të mëdha ditët e fundit. Sot një rast tjetër është shënuar në Shijak, ku 43-vjeçari ka kërcënuar me vdekje gruan e tij. 

Policia ka mundur të arrestojë  43-vjeçarin Gazmend Banushi, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Gazmend Banushi është denoncuar nga bashkëshortja e tij, Marjeta Banushi, e cila pretendon se është kërcënuar vazhdimisht nga i shoqi. 

Pas kontrollit në banesën e çiftit në Shijak, policia gjet edhe një armë pa leje, tip pistoletë TT, një çifte dhe një sasi fishekësh. 

43-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet të dalë përpara togave të zeza nën akuzën e kërcënimit dhe armëmbajtjes pa leje.

Kohët e fundit rastet, ku burrat vrasin gratë janë rritur ndjeshëm. Vetëm brenda një muaji janë shënuar 4 gra të vrara nga burrat. Dhe ditën e djeshme i fejuari vrau bashkëshorten në fshatin Hekal të Tiranës për shkaqe xhelozie.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.