E urrejnë famën e tyre!

Postuar në 24 Prill, 2014 09:37

Shpesh mendohet se aktorët e adhurojnë suksesin dhe famën e tyre. Mirëpo, këta që do t’i prezantojmë ne, e dëshmojnë se nuk është ashtu. Aktorja Megan Fox e ka pranuar se aspak nuk i ka pëlqyer puna me regjisorin Michael Bay dhe se vazhdimisht janë grindur gjatë xhirimit të filmit 'Transformer'.

Kur është pyetur nëse dëshiron të paraqitet edhe në vazhdimin e tretë të këtij filmi,ajo thjeshtë është përgjigjur: “Nuk mund të them asgjë të keqe për këtë film, sepse më ka sjellë famë dhe më ka hapur shumë dyer, por nuk dua më t’i futem askujt në prapanicë. Nuk ka qenë e lehtë të punohet në atë film dhe kam qenë nën stres të madh. Nuk dua të kaloj sërish nëpër të njëjtën gjë. Më ka detyruar që të shkoj në shtëpinë e tij dhe t’ia pastroj Ferrarin e tij dhe ka kërkuar të kem ngjyrën e caktuar të lëkurës në film”. Ajo ka shkaur aq larg sa këtë regjisor e ka krahasuar me Hitlerin.

Ajo thotë se nuk kishte shpresuar në një famë të tillë. Christian Bale thjeshtë nuk mund ta përballoj një gabim të madh nga e kaluara e tij e kjo është pjesëmarrja në dramën muzikore 'NEWSIES' nga viti 1992. “Kur jeni 17-vjeç dhe dëshironi sukses në jetë, kurrsesi mos aktroni në dramë muzikore.

Ajo u shkakton plagë të cilat do të keni nevojë t’i shëroni tërë jetën. Angus T. Jones famën ndërkombëtare e ka arritur me rolin në serinë “Two and a Half Man”, por ai publikisht ka folur kundër kësaj serie. “Nëse e shikoni 'Two and a Half Men', ju lutem mos e shikoni më. Unë luaj në atë seri por nuk dua të luaj më.

Ju lutem mos e mbushni më kokën tuaj me ndyrësira. Nuk e dua atë famë që e kam marrë”, kishte deklaruar ai. Edhe Carrie Fisher ka deklaruar se e urren famën që e ka arritur me rolin e princeshës Leie në filmin 'Star Wars', sepse ajo thotë se kjo ia ka shkatërruar jetën. Kate Winslet ka deklaruar se sa herë që i shikon filmat e saj, ajo tmerrohet, pasi mendon se duket tmerrshëm dhe nuk mendon se e ka arritur famën me meritë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.