Përfundon numërimi në PD

Lulzim Basha pritet të shpallet zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokratike. Paraditen e së martës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të Partisë Demokratike dhe pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i fituesit.
Numërimi i votave për 54 qendra votimi nga i gjithë vendi është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Në votime morën pjesë rreth 41 mije anetare te PD-se.
Ndërkaq, sipas korrespondentëve të Top Channel, mësohet se përqindja e anetareve te PD-se qe moren pjese ne votim ka qene e ulet: në Fier, kanë votuar 23% e anëtarëve te PD-se, në Shkodër 25%, Korca 50%, Pogradeci 34%, Kolonja 50%, Devolli 40%, Elbasani 50%, Peqini 74%, Librazhd 25%, Gramshi 31%, Vlora 32%, Gjirokastra 37% dhe Durrësi 37%.
Kryetari ne detyre Sali Berisha e konsideroi votimin e anëtarësisë, si një mundesi te madhe per te shenuar nje fillim te ri per PD-ne, ne rrugen drejt pushtetit.
Por pak para mbarimit te procesit te votimit, kandidati per kreun e PD-se Sokol Olldashi tregoi para gazetareve numrin serial te fletes se tij te votimit, dhe kerkoi falje per te gjithe ata demokrate qe nuk munden te votonin. Po ashtu, Olldashi ne menyre ironike, i uroi suksese jo konkurrentit te tij Basha, por konkurrenteve ne gare, siç tha ai, duke nenkuptuar edhe kryetarin ne ikje te PD-se, Berishen.
Top Channel
Add new comment