Shkodra, vjedhje brenda shtëpisë, PD e PS u marrin votat aleatëve

Pavarësisht debatit për ligjshmërinë e vijimit të procesit të hapjes së kutive të votave në Qarkun e Shkodrës, rinumërimi i atyre të ZAZ-së numër 1 ka zbuluar vjedhje të tjera të konsiderueshme. Por kësaj here jo vetëm nga socialistët sicc ndodhi në qarkun e Lezhës, por nga të gjitha partitë kryesore që kanë patur dhe numërues në grupet e numërimit dhe në KZAZ. Kështu nga rinumërimi i 79 kutive të kësaj ZAZ-je kanë rezultuar pasaktësi të konsiderueshme në shpërnarjen e votave, në favor të katër subjekteve kryesore PS, PD, LSI e PR dhe në disfavor të subjekteve të tjera të vogla. Kështu kampione në “vjedhjen” e votave ka dalë sërish PS. Nga rinumërimi i votave në këtë ZAZ ajo ka dalë me 328 vota më shumë sesa ka patur në të vërtetë. Thënë ndryshe PS-së i janë shënuar në tabelat e rezultateve të votave nga GNV-të plotë 328 vota më shumë sesa ka patur në kuti. E dyta për nga masa e përfitimit të pamerituar të votave ka qënë LSI, e cila nga rinumërimi ka dalë se në kuti ka patur 110 vota më pak sesa ka në tabelën përmbledhëse të rezultatit për ZAZ-në numër 1. Vendin e tretë si forca që ka përfituar falë abuzimeve të komisionerëve është PR me 80 vota më shumë, e cila në fakt është edhe iniciuesja e këtij hetimi administrativ nga KQZ, duke pretenduar se i kishin vjedh votat partitë e tjera, duke e penguar atë që të marrë një mandat deputeti në këtë qark. Në vend të katërt renditet PD e cila ka rrezultuar me 29 vota më tepër sesa ka në tabelat e rezultateve. Vota këto që sicc edhe zbuloi nga rinumërimi këto forca ja kanë vjedhur partive të tjera të vogla, qofshin këto edhe aleate, për që nuk kishin komisionerë në GNV dhe në KZAZ. Më e dëmtuara është partia Kristian Demokrate, të cilët i janë numëruar 138 vota më pak sesa ka patur në kuti, më pas vjen PDS me 114 vota, PLL me 67, PAA me 61, AK me 21, FRD me 12 e kështu me rradhë thuajse të gjitha partitë e tjera. Gjithësesi duhet theksuar se me këto shifra rezultati mes dy koalicioneve në mandate është i pandryshueshëm, pasi diferenca është shumë e madhe. Ajo që pritet me interes në këtë rast është beteja brenda koalicionit të djathtë, ku PR pretendon se i janë vjedhur një numër i konsiderueshëm votash aq sa mund të ndikojë në ndarjen e mandateve brenda vet së djathtës. Tashmë, pa ndryshuar tabelat e rezultateve të ZAZ-ve të Shkodrës, PR-së i duhen edhe 160 vota që t’i marrë 1 mandat deputeti PD-së. Por rinumërimi i djeshëm ka qënë jo pozitiv për PR-në pasi nuk e ka ndihmuar në këtë drejtim, por e ka dëmtuar atë. Kështu nga 160 vota që i duheshin PR-së për të marrë mandat, tashmë kjo shifër me rinumërimin e djeshëm ka shkuar në gati 220 vota. Gjithësesi me rezultatet e kësaj ZAZ-je mund të tregohet një trend, por nuk mund të flitet për një rezultat të pandryshueshëm, pasi në lojë janë dhe 8 ZAZ të tjera.
Rrezultatet pas rinumërimit të ZAZ 1 në Shkodër
Partitë Nr i votave të vjedhura
PS 328 vota më tepër
PD 29 vota më tepër
LSI 110 vota më tepër
PR 80 vota më tepër
PDS 114 vota minus
Kristian Demokratët 138 vota minus
FRD 18 vota minus
AK 22 vota minus
PBDNJ 27 vota minus
PSM 32 vota minus
PSD 12 vota minus
PLL 67 vota minus
PDK 36 vota minus
PAA 61 vota minus
MAPO
Add new comment