Meta: Vendimi për hapjen e kutive jo me 4 vota

Postuar në 23 Korrik, 2013 06:37

Kryetari i Lëvizjës Socialiste për Integrim deklaron se procesi i hapjes së kutive bëhet me 5 vota të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo me katër. 

"Kolegji Zgjedhor bëri transparencë dhe zbatoi kodin që shkeli KQZ-ja", tha Meta.

Këtë deklaratë Meta e dha pas daljes nga selia e PS-së, ku zhvilloi një takim me kreun e kësaj force politike dhe Kryeministrin e ardhshëm Edi Rama. Meta nuk dha detaje lidhur me atë që ishte diskutuar në takim.

LSI: Vendimi i Kolegjit, profesional

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama e vlerësoi se profesional dhe të përgjegjshëm, vendimin e Kolegjit Zgjedhor sa i takon vendimit për rinumerimin e votave të qarkut të Lezhës.

"Kolegji, i pandikuar politikisht, shpalli një vendim bazuar tërësisht në ligj dhe në ndërgjegjjen profesionale të gjyqtarëve. Kjo është një shenjë integriteti profesional", tha Rama.

Në emër të LSI-së dhe maxhorancës së re, Luan Rama garantoi se do të bëhet e mundur që në Shqipëri të ketë institucione të drejtësisë që veprojnë në përputhje më standardet europiane dhe të pandikuara nga politika.

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.