KQZ vijon rinumërimin për Shkodrën

UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon rinumërimin e votave për qarkun e Shkodrës.
Ne mbledhjen e sotme, qe nisi rreth orës 10:00, ashtu sic ishte parashikuar KQZ nisi rinumërimin e 49 kutive të votimit për KZAZ nr.3 në Shkodër.
Pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor, për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për të rinumëruar votat për qarkun e Lezhës, dhe që sipas PS-së, është i vlefshëm edhe për Shkodrën, kryetarja, Lefterie Lleshi vendosi dje vazhdimin e procesit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj që në fillim të seancës kërkoi ndërprerje të procesit.
“Unë do kërkoja që ju të ndaloni shqyrtimin e mëtejshëm të kësaj procedure. Keni një vendim Kolegji, që duhet të unifikojë të gjithë praktikën e këtij veprimi që po kryeni. Ndaloni këtë procedurë, sepse nga vendimi i Kolegjit, ajo që keni bërë tashmë, ndryshimin e tabelave, apo pavlefshmërinë në disa zona zgjedhore, Kolegji e gjeti të pavlefshme. Ndërkohë ka gjetur të tillë edhe procedurën hetimore që ju po zhvilloni dje dhe sot. Secili nga ju është i ngarkuar me përgjegjësi penale mos e vazhdoni më. Ndalojeni këtu!”- tha Gjonçaj.
Kryetarja e KQZ-së argumentoi se animimi ka të bëjë me Lezhën, ndërsa numërimi po bëhet për qarkun e Shkodrës. Ajo tha se numërimi do të vazhdojë derisa të kemi një vendim për Shkodrën.
PANORAMA
Add new comment