Basha kryetari i ri i PD-së: Do ndërtojmë opozitë krijuese të fortë ballore dhe alternative

Postuar në 23 Korrik, 2013 15:29

Fitues i garës për kreun e PD-së është shpallur Lulëzim Basha. Ai ka marë 80.39%, dhe rivali i tij 19.61% të votave.   Kreu i ri i PD-së, në fjalën e tij të parë pas zgjedhjes falënderoi rivalin e tij për këtë post, Sokol Olldashin si dhe çdo demokrat që i dha besimin për drejtimin e Partisë Demokratike. “Ju falenderoj nga zemra për besimin që më dhatë për të marrë drejtimin e PD, partinë e vlerave dhe idealeve më të larta, forcës së shembjes se komunizmit dhe të implementimit të lirisë. Jam i vëtëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që ka drejtimi i partisë së themeluar në vitet 1990 dhe të udhëhequr nga Sali Berisha, dhe ka pasur në krye elitën e mendjes dhe shpirtin e kurajos për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Në këtë garë të parën e parimit ‘1 anëtarë 1 votë’, iu vërtetuam qytetarëve se jemi përfaqësuesit më të denjë të dinjitetit njerëzor. Falenderoj Olldashin për kontributin e tij, që dëshmoi vlerat unike të PD. Në këtë garë ishin dy kandidatë para mijëra anëtarëve, por në fillim gjatë dhe fund të kësaj gare nuk harrojmë se jemi të gjithë demokratë krenarë për trashëgiminë politike më të vendosur dhe bashkuar se kurrë. Do ndërtojmë opozitë krijuese të fortë ballore dhe alternative, do kemi përballje për cdo situatë. Shqiptarët do shohim projektet dhe zgjedhjet tona për to”, tha Basha.

  MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.