Nishani: Integrimi, objektivi strategjik. I bindur në angazhimin serioz të maxhorancës së re

Presidenti Bujar Nishani, duke theksuar domosdoshmerine e thellimit te bashkepunimit rajonal, ka garantuar se Shqiperia eshte per marredhenie te paqta me gjithe vendet e rajonit.
Gjate fjales se mbajtur ne Takimin e Kryetarëve të Procesit të Brdo-s, Nishani ka shprehur angazhimin per reformat drejt integrimit, duke shpresuar edhe ne angazhimin serioz të maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit.
“Kam bindjen se ajo do të realizojë me sukses programin e saj ambicioz. Kështu, do t`u ofrojmë qytetarëve tanë shërbime të cilësisë evropiane dhe do të arrijmë objektivin më prioritar strategjik, integrimin evropian”- ka thene Nishani.
Nishani ka vleresuar zbatimin e “Trans Adriatic Pipeline” (Projekti TAP) si nje mundësi të artë për të gjithë vendet tona.
“Korridori 8 –të” është nismë e filluar nga viti 1996, do të kalojë nga Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria për të përfunduar në Bari/Brindisi mbetet një sfidë tjetër e rëndësishme”- tha ai.
Politika e jashtme
Sipas Nishanit, politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë është e orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Shqipëria nuk ka probleme të hapura me asnjë nga vendet e rajonit.
Interesave kombëtare të Shqipërisë u shërbehet mirë në një mjedis rajonal paqësor, të stabilizuar, demokratik, ekonomikisht të zhvilluar.
“Ne kemi inkurajuar shqiptarët në rajon që të veprojnë në mënyrë institucionale dhe të mbështesin reformat për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, si edhe procesin e integrimit evroatlantik të vendeve ku ata jetojnë. Natyrisht, do të jemi gjithmonë për respektimin e të drejtave të tyre sipas standardeve më të përparuara evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo politikë, e formësuar dhe zbatuar pa ekuivoke prej më shumë se dy dekada, do të mbetet një konstante, në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal”- tha ai.
Ai njoftoi se në Shqipëri do të zhvillohet këtë vjeshtë, dhe pikërisht në Durrës, më 16-17 shtator Samiti i pestë Rajonal Vjetor i radhës. Gjatë këtyre takimeve të përvitshme, ne kemi rikonfirmuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, miqësisë e bashkëpunimit midis vendeve tona, si edhe jemi angazhuar të kontribuojmë në nxitjen e mëtejshme të kësaj fryme, si në dialogun politik, bashkëpunimin ekonomik dhe në çështje të interesave të përbashkëta rajonale dhe në bashkëpunimin në kuadër të integrimit evropian të vendeve tona. “Ne besojmë dhe, me gjithë zemër urojmë që këtë vit të kemi mes nesh edhe presidentët e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”- tha ai.
Integrimi dhe reformat
Nishani ka theksuar se vendi yne mbetet plotësisht i përkushtuar në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përshpejtimin e ritmit të reformave për arritjen e stadardeve evropiane. Ky është një proces, që kërkon vijueshmëri. “Kur them këtë, kam parasysh edh angazhimin serioz të maxhorancës së re qeverisëse, të dalë nga zgjedhjet e fundit dhe bindjen se ajo do të realizojë me sukses programin e saj ambicioz. Kështu, do t`u ofrojmë qytetarëve tanë shërbime të cilësisë evropiane dhe do të arrijmë objektivin më prioritar strategjik, integrimin evropian”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment