Pronat, AKKP pritet të rithemelohet. Plan për transparencën e tapive

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:36

Modeli kroat - Kabineti qeveritar i Kroacisë ka një ngjashmëri të madhe me strukturën e paraqitur nga Rama dy ditë më parë. Ngjashmëria është në formimin e disa dikastereve. Në Kroaci, Arsimi dhe Sporti janë bashkë 

ZRPP-ja dhe AKPP-ja pritet të bashkohen në një drejtori të vetme

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">Etapat

Komisioni - Kthimi dhe Kompensimi Pronave, përpara vitit 2005 kur PD-ja erdhi në pushtet menaxhohej nga një komision i pavarur, anëtarët e të cilit zgjidheshin nga Parlamenti, ku dhe jepnin llogari për punën

AKKP - Sapo erdhi në pushtet, PD-ja në vitin 2005 shkriu Komisionin dhe krijoi Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duke e kaluar në varësi të kryeministrit. Qeveria zgjidhte krerët e AKKP

Transparenca - Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, deklaroi pak ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit se do të kryhet një transparencë duke u ndihmuar dhe nga një vend fqinj për ndarjen e pronave në vend

Herion Mesi

Qeveria e re pritet të ndryshojë rrënjësisht dy nga agjencitë më të rëndësishme në vend, siç është ajo e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke kryer më parë transparencën e procesit të shpërndarjes së pronave në vend. Burime në selinë rozë theksojnë se ka një projekt serioz për çështjen e pronave, por refuzojnë të japin detaje. Në fakt, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, pak ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, deklaroi se një agjenci e njohur e një vendi fqinj do të ndihmojë në identifikimin e tapive origjinale të tokave në vend. Pasuritë e paluajtshme do të jenë prioritet i qeverisë së re socialiste që do ngrihet në shtator. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) do bashkohen në një drejtori të vetme, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë për Çështjet Vendore, pranë kryeministrit Edi Rama. Është ky projekti më i fundit i qeverisë së re, i cili pritet të realizohet brenda muajit nëntor të këtij viti. Burime në selinë rozë thanë dje për gazetën “Shqip” se qëllimi i këtij bashkimi të ZRPP-së dhe AKKP-së bëhet për shkak se këto dy agjenci nuk mund të funksionojnë të ndara, por ato duhet të jenë një e vetme, dhe kjo agjenci do jetë në varësi direkte të kreut të qeverisë. Duke vijuar më tej shpjegimin e kësaj nisme, të njëjtat burime theksuan se kthimi dhe kompensimi i pasurive të paluajtshme është një proces që duhet të marrë fund sa më parë, dhe për këtë, qeveria socialiste ka përcaktuar edhe disa faza që do të ndiqen për realizimin e këtij projekti madhor dhe tepër të rëndësishëm.

Procesi

Për realizimin e kësaj nisme, ekspertët e qeverisë socialiste fillimisht synojnë të bëjnë regjistrimin total të të gjitha pronave private dhe shtetërore në Shqipëri, ku do të krijohet një databazë e posaçme mbi evidentimin e pronarëve të ligjshëm të këtyre pronave. Për realizimin e kësaj faze, qeveria do të ngarkojë ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, që të bashkëpunojë me pushtetin vendor (bashkitë dhe komunat e vendit), të cilat disponojnë dhe materialet e para të pronave të shpërndara sipas njësive vendore. Pasi të bëhet regjistrimi i plotë i të gjitha trojeve dhe pronave, procesi do të futet në fazën e dytë të tij, atë të njohjes nga shteti të këtyre pronave dhe të pronarëve të tyre të ligjshëm. Më tej, procesi pritet të futet dhe në fazën e tij më të ndërlikuar, që ka të bëjë kthimin, aty ku do jetë e mundur, ose jo të pronave. Dhe në rast moskthimi, do bëhet dhe kompensimi i pronës, në truall ose monetar, në varësi të mundësive që do ketë qeveria gjatë realizimit të këtij kompensimi. I gjithë ky proces do të menaxhohet nga një drejtori e posaçme në Ministrinë për Çështjet Vendore, ku ministri do jetë dhe i ngarkuari direkt i kryeministrit Rama, që do të bëjë koordinimin mes pushtetit qendror dhe atij vendor në të gjitha hapat që do të ndiqen gjatë këtij procesi.

Ujësjellësi

Një tjetër nismë e socialistëve do të jetë dhe kalimi i ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve në varësi të qeverisë, duke ia hequr këto drejtori pushtetit vendor. Në programin e tyre qeverisës, prioritet i është dhënë sektorit të bujqësisë, sidomos në sistemin e kullimit dhe vaditjes së tokave bujqësore. Duke u nisur nga mosmarrëveshjet në pushtetin vendor mes bashkive dhe komunave për hartimin e projekteve të përbashkëta, qeveria socialiste pritet të ndërhyjë në këtë marrëdhënie, duke ia kaluar këto ndërmarrje në varësi direkte të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Nga ana e saj, PS-ja planifikon 160 milionë dollarë për garantimin e vaditjes së tokave, po ashtu edhe për kullimin e tyre. “Furnizimi i tokës me ujë, natyrisht edhe kullimi janë prioritet yni, do t’i dedikojmë këtij programi 160 mln dollarë”, do të shprehej Rama në takimet e tij elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërkohë, sa u përket drejtorive të tjera të rëndësishme që nuk do preken, socialistët theksojnë se Enti Rregullator i Energjisë dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do vijojnë të funksionojnë si më parë.

Struktura

Rama, duket se në ndërtimin e strukturës së kabinetit të ri ka marrë përvojën e Kroacisë, një vend që e ka vizituar disa herë para zgjedhjeve ku është pritur nga Presidenti Josipoviç dhe Kryeministri Milanoviç. Kastriot Islami, deputeti i PD-së, shkruante në faqen e tij në “Facebook”, se Ministria e Arsimit dhe e Sportit është vetëm model për vende si Nepali, Laosi etj., por më pas e hoqi këtë post, kur komentuesit sollën shembuj nga vende të ndryshme duke filluar nga Japonia që Sportin e kishin të integruar tek Dikasteri i Arsimit. Struktura e qeverisë kroate, ka ngjashmëri të konsiderueshme me atë që paraqiti dy ditë më parë, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama. Kroacia është vendi më i ri i Bashkimit Europian, që u bë anëtar pak javë më parë, ku mori pjesë edhe kreu i PS-së.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.