AKBN i heq shtetit 90 milionë USD taksa, ia kalon pa plan “Bankers”

Skandali
Shkresa e firmosur brenda ditës, pa kërkuar sqarime se ku do të shkojnë 140 mijë tonë karburant pa taksa
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Dyshimet e forta bien mbi kreun e AKBN për të firmosur brenda kohës rekord autorizimin e importit pa taksa
Autorizimin për importin e 140 mijë tonëve nuk e kanë firmosur shefi i financës dhe i hidrokarbureve
Shkresa e “Bankers” - Më 18 korrik, kompania i kërkon AKBN autorizim për të importuar 140 mijë tonë karburante për nevoja të procesit teknologjik
Përgjigjja e AKBN - Po në të njëjtën datë, drejtori i AKBN, firmos kërkesën, pa e analizuar
, në një kohë që duhet të kishte 5 firma
Sipas ligjeve në fuqi, për të nxitur sektorin energjetik në vend, qeveria bën disa përjashtime për kompanitë në pagesën e taksave, me synim zhvillimin e projekteve të mëtejshme, rritjen e investimeve etj. Kështu ndodh me sektorin e hidrokarbureve, konkretisht me kompanitë e huaja që kërkojnë dhe nxjerrin naftë nga nëntoka shqiptare. Bazuar mbi planet e tyre të zhvillimit, qeveria ua lehtëson punën, duke i lejuar që atë pjesë e karburantit për nevoja të investimit (procesi teknologjik), ta blejnë duke mos paguar taksa, më konkretisht TVSH, akcizë dhe taksë doganore.
Bazuar mbi këtë të drejtë, kompanitë koncesionare që shfrytëzojnë vendburimet e naftës, sjellin planet vjetore të investimit, dhe mbi këto parashikime, paraqesin në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) kërkesën për autorizimin e importit të naftës dhe benzinës pa taksa. Këto sasi karburanti janë të nevojshme për ciklin e punës te puset, përfshi furnizimin e gjeneratorëve etj. Pra janë të njohura nga shteti. Duhet thënë se në vitet e fundit, kur nisi zbatimin ky përjashtim nga taksa, janë hedhur nëse sasia e karburantit të importuar pa paguar detyrimet tatimore shkon në të vërtetë për linjat teknologjike të investimet, apo hidhet në treg.
Gjithsesi, ajo çfarë gazeta “Shqip” ka mundur të sigurojë, lidhet me një dokument, të firmosur nga drejtori ekzekutiv i AKBN-së, Genci Anastasi, ditët e fundit dhe të nxehta të korrikut, sipas të cilës, autorizon shoqërinë kanadeze “Bankers Petroleum” të importojë plot 140 mijë tonë karburant pa taksa, me impakt negativ për buxhetin e shtetit, në rreth 90 milionë dollarë.
Dyshimi i parë lidhet me sasinë, pasi “Bankers”, në fillim të vitit, sipas planit vjetor, kishte marrë aprovimin të importonte rreth 80 mijë tonë, sasi e vlefshme vetëm për 2013! Nga ky plan, “Bankers” kishte tërhequr me autorizimin e AKBN rreth 70 mijë tonë dhe i kishin mbetur edhe rreth 10 mijë të tjera që t’i importonte. Por çfarë ndodh? Kompania paraqet pranë Agjencisë, më 18 korrik kërkesën për të importuar jo më 10 mijë tonë që i takonin, por plot 140 mijë tonë, gati dy herë më tepër se plani paraprak.
Dyshimi i dytë lidhet me periudhën e autorizimit, ku sipas kërkesës së kompanisë, karburanti do të importohej nga data 6 shtator 2013, deri në datën 30 qershor 2014. Përveç periudhës 10-mujore të autorizimit, e cila nuk është praktikë që ndodh, ajo që bie ndesh me ligjin lidhen me kohën e zbatimit, që del përtej vitit 2013, madje prek gjysmën e 2014-s, pa pasur më parë një plan se si do të jetë ecuria. Karburanti që marrin pa taksa kompanitë vlerësohet edhe nga Ministria e Financave në procesin e hartimit të buxhetit të shtetit, bashkë me efektin, kështu që procedura parashikon që në çdo fillim viti, të aprovohen kërkesat për periudha të vitit kalendarik dhe jo të ndahet në dy vite njëherësh.
Nëse “Bankers” është një kompani private dhe fundja ka paraqitur një kërkesë bazuar mbi interesat tregtarë të saj, shqetësues është fakti i firmosjes së autorizimit nga drejtori i AKBN, Anastasi, pa firmat e specialistëve përkatës. Këta të fundit, shefi i financës dhe shefi i sektorit të hidrokarbureve nuk kanë pranuar ta firmosin autorizimin pa ditur më parë se ku do të shkojë kjo sasi, aq më tepër kanë ngritur dyshime mbi volumin e kërkuar, i cili konsiderohet i lartë dhe larg parashikimeve vjetore.
Sipas shkresave, kërkesa për të importuar karburant pa taksa ka ardhur më 18 korrik dhe po brenda kësaj date është firmosur nga kreu i AKBN, pa kërkuar më parë sqarime se “çfarë e bëri ‘Bankers’-in të rishikonte planin e importit, pse sasitë janë të mëdha dhe pse duhet tejkaluar norma edhe për vitin 2014-n”, kur buxheti i vitit që vjen nuk është miratuar ende. Në lojë janë rreth 93 milionë dollarë dhe për arkën e një shteti si Shqipëria, e cila lëngon nga kriza nuk janë.
Profili
Kompania, prej 2004-s
Kompania kanadeze, “Bankers” dikur e quajtur “Sanxon”, operon prej vitit 2004 në vendin tonë dhe deri më sot, sikurse raporton shoqëria, ka arritur të investojë rreth 1 miliard dollarë. Fushat e saj të nxjerrjes së naftës janë ato të Patos-Marinzës, dikur nën menaxhimin e “Albpetrol” dhe të shtetit, por me marrëveshje, i kanë kaluar kompanisë kanadeze. Sipas raportit financiar të kompanisë, për 6 muajt e parë të vitit, në total shitjet e naftës ishin 17.310 fuçi naftë në ditë (me çmim mesatar 84.34 dollarë për fuçi) duke shënuar një rritje prej 26% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shitjet ishin 13.724 fuçi në ditë (me çmim mesatar 80.57 dollarë për fuçi).
SHQIP
Add new comment